Kroacia merr vendimin, ndalon përdorimin e telefonave në shkollat fillore dhe të mesme
Në Kroaci ka hyrë sot në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme. Sipas të dhënave, nxënësit e përdorin teknologjinë kryesisht për argëtim dhe shumë pak për detyrat shkollore. Po ashtu, rreth 70 për qind e nxënësve nuk kanë mbikëqyrje në përdorimin e teknologjive digjitale. Këto të dhëna dalin nga një anketë e realizuar nga CARNET në bashkëpunim me Universitetin, ku morën pjesë rreth 4 mijë studentë.
Burimi:
sot.com.al