No Image Available

Kroacia i reagon Vuçiçit për deklaratën lidhur me ‘aleancën ushtarake kundër serbëve’

Ministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë, Davor Bozhinoviq, bëri thirrje për paqe dhe bashkëpunim në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pas akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar "një aleancë ushtarake kundër popullit serb". “Kroacia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe gjithçka që bën në marrëdhëniet ndërkombëtare e bën në mënyrë transparente”, theksoi Bozhinoviq. Pas pjesëmarrjes në pritjen tradicionale festive të organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb (SNV) për të festuar Krishtlindjet sipas kalendarit Julian, Bozhinoviq tha se mesazhet për paqe dhe bashkëpunim janë diçka që duhet të jetë e përbashkët në rajon dhe në vendet fqinje. Dita më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës në Trebinje, në entitetin boshnjak të Republikës Sërspka kishte thënë se Kroacia,...