Kroacia i përgjigjet Vuçiç: Nuk kemi gisht te protestat serbe

Kroacia i përgjigjet Vuçiç: Nuk kemi gisht te protestat serbe

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kroacisë, e cila është shprehur se nuk ka asnjë interes për çështjet e brendshme të Serbisë dhe aq më pak të jetë një lloj kukulle që tërheq fijet prapa skenës për të nxitur protesta, deklaroi kryeministri Andrej Plenkoviç. Sipas Plenkoviç, Kroacia ka si qëllim të vetëm marrëdhënie e qëndrueshme në fqinjësi. “Përkundrazi, qëllimi ynë është marrëdhënie e qëndrueshme në fqinjësi. Në këtë kuptim, presim nga Serbia të tregojë një dëshirë të sinqertë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kroate në Serbi. Ashtu siç Kroacia është e përkushtuar kur bëhet fjalë për pakicën serbe në Kroaci”, është shprehur ai. NATO është aleanca ushtarake më e fuqishme në histori, dhe Kroacia gëzon mbrojtje brenda sistemit të saj të sigurisë kolektive....