Kritika ndaj Vuçiçit pas sekuestrimit të pesë tonëve marihuanë dhe deklaratave të tij kontroverse
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili shpesh e paraqet veten si “presidentin më të lirë në botë”, u përfshi sot në polemikë pas deklaratave të tij mbi sekuestrimin e pesë tonëve marihuanë në pronë të një zyrtari lokal të partisë së tij, Partisë Progresive Serbe (SNS). Vuçiç sulmoi kundërshtarët politikë duke i akuzuar për shpifje dhe manipulim të fakteve, duke thënë se ata po përpiqen të “përmbysin gjithçka” dhe po shpikin teoritë se shteti ka lidhje me drogën. Ai vazhdoi të mburrej me pavarësinë e tij ndaj presionit të Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare, duke deklaruar se vendimet për nënshkrimin e ligjeve i merr vetë, pa iu referuar askujt. Në veçanti, Vuçiç mbrojti ligjet gjyqësore të propozuara nga deputeti i partisë së tij, Uglješa Mrdić,...
Burimi:
syri.net