Krimet e luftës në Kosovë/ Prokuroria Speciale merr nën akuzë ish-gardianen: Keqtrajtoi të burgosurit dhe…
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë një aktakuzë për krime lufte kundër popullatës civile ndaj një gruaje, e cila më 1998-99 kishte qenë gardiane në Burgun e Prishtinës, në paralelen në Lipjan. Sipas njoftimit, e akuzuara N.C., si gardiane, në paralelen për gra në Lipjan, së bashku me zyrtarë të tjerë të burgut “ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë konfliktit të armatosur, përkatësisht kohës së luftës”. Prokuroria Speciale e akuzon N.C. se “në mënyrë sistematike, i ka keqtrajtuar të burgosurat shqiptare, duke i kanosur për jetë dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore me mjete të ndryshme, si shkop gome, shqelma dhe grushte, deri në alivanosje, duke u shkaktuar lëndime trupore”. Si pasojë e këtyre veprimeve, tha Prokuroria, viktimat kanë...
Burimi:
sot.com.al