Kreu i KQZ, njoftim zyrtar: Nesër nga ora 12:00, nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Kreu i KQZ, njoftim zyrtar: Nesër nga ora 12:00, nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të nisë nesër, duke filluar nga ora 12:00. Radoniqi, bëri të ditur se nga e njëjta orë do të fillojë edhe konfirmimi i votave për subjektet politike. Ai theksoi se procesi i shpalljes së rezultateve përfundimtare do të realizohet vetëm pasi të përfundojë numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe i votave nga diaspora. “Shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe të diasporës. Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, pasi që...