KQZ certifikon sot rezultatin zgjedhor në kosovë, cilët janë hapat e radhës?

KQZ certifikon sot rezultatin zgjedhor në kosovë, cilët janë hapat e radhës?

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë mblidhet të hënën në orën 18:00 për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, konfirmoi zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi. Rezultatet do të certifikohen pasi përfunduan të gjitha afatet për ankesa nga partitë dhe kandidatët lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ-ja ditë më parë. Palët e pakënaqura patën mundësi që t’iu drejtoheshin Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas Gjykatës Supreme. Procesi i certifikimit vjen pas rinumërimit të plotë të votave të rregullta, për çka u mor vendim pasi u gjetën mospërputhje në votat e kandidatëve për deputetë. Votat për parti nuk u cenuan. Dhjetëra persona janë dërguar në paraburgim, qindra të tjerë janë intervistuar nën dyshimet për...