Kosovë/ Osmani takim me Prattipatin, diskutohet përmbyllja e konsolidimit institucional
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për vizitën e saj të fundit në SHBA dhe takimet me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, zhvillimet e fundit në vend, si dhe çështje të ndryshme me interes të përbashkët. Presidentja Osmani shprehu edhe njëherë mirënjohje për ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, që Kosova të jetë shtet bashkëthemelues i Bordit të Paqes, si dhe për garancat e dhëna për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për angazhim dhe kontribut të vazhdueshëm. Ajo veçoi po ashtu çështjet e diskutuara në takimin me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, duke theksuar diskutimet e fokusuara...
Burimi:
sot.com.al