Kosovë, Lumir Abdixhiku dorëzon dorëheqjen para Kuvendit të LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen e tij para delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë. Ai theksoi se vendimi përfundimtar tani i takon vetë këtij forumi. Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku njoftoi se me ndjenjë të plotë përgjegjësie ia paraqet Kuvendit dorëheqjen nga posti i kryetarit, me qëllim që çështja e votëbesimit të vendoset drejtpërdrejt para delegatëve, raporton Dukagjini. “Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë po ia paraqes Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, në mënyrë që ky Kuvend të vendosë për votëbesimin,” u shpreh Abdixhiku. Ai theksoi se ky veprim nuk ka për qëllim krijimin e krizave apo përçarjeve brenda partisë, por qartësimin e drejtimit politik që duhet ndjekur në të ardhmen. “Nuk e...
Burimi:
sot.com.al