Kosovë/ Kryeministri Kurti  vijon ndryshimet në qeveri, emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

Kosovë/ Kryeministri Kurti vijon ndryshimet në qeveri, emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Jeton Zulfajn në pozitën e kryenegociatorit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Sipas njoftimit të Qeverisë pak minurta para mesnate, Zulfaj do të udhëheqë dhe koordinojë procesin e integrimit evropian të vendit, në bashkëpunim me institucionet përkatëse shtetërore. Përveç kësaj, ai është caktuar edhe Koordinator kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje (RGF), duke marrë rolin kryesor koordinues për të gjitha çështjet që lidhen me këtë mekanizëm, përfshirë komunikimin me Komisionin Evropian dhe mbikëqyrjen e zbatimit të mbështetjes nga BE-ja. Ky vendim, sipas Qeverisë, plotëson kornizën ligjore që i mundëson Kosovës qasjen në fondet e Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, nga i cili vendi pritet të përfitojë rreth 882 milionë euro në formë kredish dhe grantesh....