Kosovë/ Kapen 1 mln euro të padeklaruara në Merdarë, paratë ishin fshehur poshtë…

Kosovë/ Kapen 1 mln euro të padeklaruara në Merdarë, paratë ishin fshehur poshtë…

Një shumë e konsiderueshme valute është sekuestruar sot gjatë një aksioni kufitar. Dogana e Kosovës njoftoi se në pikëkalimin e Merdares që lidh Kosovën me Serbinë janë kapur rreth 1 milion euro të padeklaruara. Zbulimi i kësaj shume të parave u bë pasi zyrtarët doganorë zgjodhën një automjet për ta kontrolluar në detaje. “Automjeti fillimisht është kontrolluar përmes pajisjes së skanimit me rreze X, ku janë identifikuar indikacionet e para për ekzistimin e një hapësire të dyshimtë të modifikuar në dyshemenë e tij. Pas këtyre indikacioneve, Dogana e Kosovës ka kërkuar asistencë nga zyrtarët e Policisë Kufitare, të cilët kanë ofruar mbështetje teknike përmes pajisjes fibroskopike”, u tha në njoftim. Gjatë kontrollit të përbashkët të zyrtarëve të Doganës dhe Policisë janë gjetur paratë e padeklaruara...