Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Kosova voton më 28 dhjetor/ 22 subjekte politike në garë, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote
Fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit është në fazën finale, ndërkohë që edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, po bën tashmë përgatitjet e fundit për ditën e diel kur mbahet procesi i votimit. KQZ tashmë ka certifikuar listat votuese dhe partitë politike, si dhe ka përcaktuar edhe qendrat e votimit në Kosovë dhe jashtë saj. Për zgjedhjet e 28 dhjetorit garojnë 22 subjekte politike, prej tyre janë 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote, sipas KQZ-së, kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues. Procesi zgjedhor brenda vendit do të zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime. Qendra votimi do të ketë edhe jashtë Kosovës, ku...