“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane”/ Reagon Osmani pas takimit dhe deklaratave të Trump

“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane”/ Reagon Osmani pas takimit dhe deklaratave të Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin Donald Trump pas mbledhjes së parë të Bordit të Paqes në Uashington. Trump, në fjalën e tij, i garantoi mbështetje të plotë Kosovës nëse krijohen probleme me Serbinë. Referuar kësaj deklarate, Osmani shprehet se Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane. “Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump”, shkruan Osmani. “Unë e zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës. Ju po shkoni shumë mirë dhe kur nuk shkoni mirë më telefononi mua dhe e zgjidhim”, tha Trump në fjalën e tij në Bordin e Paqes.