Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Kosova kalon sprovën e zgjedhjeve, si opozita “ia serviri fitoren në pjatë” Kurtit, ja sfidat që e presin qeverinë e re
Marsela SHYTIA Lëvizja Vetëvendje dhe Albin Kurti janë fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, pas krizës disa mujore politike, që prodhuar zgjedhjet e shkurtit, ku asnjë forcë politike, nuk arrinte të krijonte qeverinë. Rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë një histori jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë. Vetëvendosje jo vetëm që i mbijetoi trazirave që pasuan zgjedhjet e paqarta të shkurtit, por e zgjeroi mandatin e saj, duke fituar pak më pak se 50 për qind të votave; një shifër që pritet të rritet pas numërimit të 60,000 votave të diasporës.Edhe para numërimit përfundimtar, rezultati i jep Vetëvendosjes një mandat të qartë popullor për të formuar qeverinë e ardhshme. Partia Demokratike e Kosovës, PDK, pasoi me rreth 21 për qind,...