Kosova jashtë paketës 171 mln euro të BE-së, pengesë kushtet ligjore
Kosova ka mbetur jashtë përfitimit nga një paketë financiare prej 171 milionë eurosh të Komisionit Evropian, e dedikuar për zhvillimin e infrastrukturës dhe sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Sipas Bashkimit Evropian, arsyeja lidhet me mosplotësimin e kushteve ligjore dhe bllokadën institucionale të krijuar pas zgjedhjeve. BE-ja ka konfirmuar se mungesa e ratifikimit të Marrëveshjeve të Huasë dhe të Lehtësimit në kuadër të Lehtësimit për Reformë dhe Rritje (RGF) ka pamundësuar ende disbursimin e fondeve për Kosovën. Pa përfundimin e këtyre procedurave ligjore, vendi nuk mund të përfitojë nga mjetet financiare të parashikuara. “Kosova ende nuk i ka përmbushur kushtet ligjore për të marrë pagesën, pasi nuk i ka ratifikuar Marrëveshjet e Huasë dhe të Lehtësimit në kuadër të Lehtësimit për Reformë dhe Rritje. Për rrjedhojë,...
Burimi:
sot.com.al