Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
Fermerët grekë vendosën të përshkallëzojnë sot protestat anëembanë vendit kundër vonesave në pagesat e subvencioneve, të shkaktuara nga një skandal përvetësimi të fondeve të BE-së për bujqësinë në vend nga agjensia shtetërore OPEKEPE. Të gjendur përballë presionit në rritje nga çmimet e ulëta, kostot në rritje të energjisë elektrike dhe përkeqësimit të kushteve klimatike, fermerët sot planifikojnë të bllokojnë të gjitha akset kombëtare dhe rurale të rrugëve. Vendimi është marrë pas bisedave të tensionuara mes përfaqësuesve të fermerëve. Kjo bllokadë pritet të ndikojë mijëra udhëtarë në prag të festive. Trafiku ka filluar që tani të përkeqësohet në shumë rrugë të vendit. Radhë të gjata makinash u regjistruan në autostradën Athinë Selanik e cila sot do të bllokohet nga traktorë dhe mjete të rënda. Sipas mediave greke, numri...