Kornizë e re rregullatore për influencerët në Maqedoni
Hapësira digjitale në Maqedoninë e Veriut, e cila për një kohë të gjatë konsiderohej e parregulluar, hyri në janar të vitit të kaluar në një fazë formalizimi. Në vijim të këtij procesi një ligj i ri i miratuar në korrik 2025 përcakton detyrime dhe përgjegjësi të qarta për influencerët, vlogerët dhe krijuesit e përmbajtjeve për mediat sociale. Por ky ndryshim shkaktoi një stuhi reagimesh në komunitetin digjital, duke ngritur pyetje mbi kufirin e brishtë mes lirisë së shprehjes, aktivitetit ekonomik dhe interesit publik. Cili konsiderohet si influencer? Rregullorja nuk përfshin të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, por vetëm ata që plotësojnë gjashtë kushte. Sipas Agjencisë për Shërbime Mediatike dhe Audiovizuale të Maqedonisë së Veriut që një person të konsiderohet ofrues i shërbimeve mediatike audiovizuale, ai duhet të...
Burimi:
syri.net