Konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i qeverisë së re/ Qeveria “Kurti 3” mban sot mbledhjen e parë (DETAJE)

Konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i qeverisë së re/ Qeveria “Kurti 3” mban sot mbledhjen e parë (DETAJE)

Në më pak se 24-orë, pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë “Kurti 3”, kjo qeveri ka paralajmëruar mbajtjen e mbledhjes së parë. Sipas njoftimit për media, nuk është bërë i ditur rendi i ditës, por është konfirmuar se mbledhja do të nisë nga ora 10:00. Siç është procedura, mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë.