Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon stabilitetin e Ballkanit

Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon stabilitetin e Ballkanit

Një grup kongresmenësh dhe senatorësh amerikanë i kanë dërguar ditën e djeshme një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke shprehur shqetësim të thellë për raportimet se administrata e Trump mund të reduktojë praninë e trupave amerikane në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Ligjvënësit paralajmërojnë se një tërheqje e parakohshme e forcave amerikane mund të rrezikojë stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas tyre, prania amerikane në KFOR ka qenë një faktor kyç parandalues që nga ‘99 dhe vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Kongresmenët theksojnë se edhe pse kontingjenti amerikan është relativisht i vogël, ndikimi i tij është thelbësor për stabilitetin e rajonit dhe për mesazhin...