Komisioni Europian ndan 171 milionë euro për Ballkanin, ja pse nuk përfiton Kosova
Komisioni Evropian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 171 milionë eurosh për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e infrastrukturës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por Kosova mbetet jashtë përfitimit nga këto fonde. Sipas Komisionit, arsyeja lidhet me faktin se Kosova ende nuk i ka përmbushur kriteret ligjore për të marrë pagesa, pasi nuk ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor. Zëdhënësi i KE-së, Guillaume Mercier, ka deklaruar se pa këtë hap formal Kosova nuk mund të përfshihet në skemën e financimit, duke shprehur shpresën se ratifikimi do të ndodhë së shpejti. Nga shuma totale e miratuar, rreth 94.7 milionë euro do të shkojnë për projekte infrastrukturore, ndërsa 76.3 milionë euro do të përdoren...
Burimi:
sot.com.al