Këshilli i Qyteti të Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano kundër snajperistëve që qëlluan civilët

Këshilli i Qyteti të Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano kundër snajperistëve që qëlluan civilët

Këshilli i Qytetit të Sarajevës pritet që nesër të marrë vendim për dhënien e pëlqimit që Qyteti i Sarajevës t’i bashkohet si palë e dëmtuar një procedure penale që po zhvillohet në Milano, kundër personave të përfshirë në të shtënat me snajper ndaj civilëve të Sarajevës gjatë luftës. Me këtë vendim, Qyteti i Sarajevës do t’i bashkohet zyrtarisht procedurës penale që po zhvillohet para organeve kompetente gjyqësore në Milano, e cila është iniciuar ndaj shtetasve italianë të dyshuar për pjesëmarrje në krime të kryera gjatë rrethimit të Sarajevës. Vendimi parasheh gjithashtu autorizimin e kryetarit të Bashkisë së Sarajevës dhe Avokaturës së Qytetit që, brenda kompetencave të tyre, të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore, teknike dhe administrative për përfshirjen e Qytetit të Sarajevës në këtë procedurë...