Kërkesat e Kosovës për Serbinë, Kurti takim me senatorët amerikanë në Konferencën e Mynihut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me katër senatorë amerikanë, u ka përsëritur tri kërkesat që ka në raport me Serbinë. Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, ai u takua me senatorët demokratë, Jeanne Shaheen, Chris Murphy e Ruben Gallego, dhe atë republikan Thom Tillis. Kurti tha se sa i përket raportit me Serbinë, është i rëndësishëm dorëzimi i Millan Radoiçiqit, për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë “për organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023”, nënshkrimi i Marrëveshjes bazë dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq, “ku thuhet se nuk do të respektohet integriteti territorial i Kosovës”. Sipas njoftimit të zyrës së tij, Kurti tha se bisedoi me senatorët amerikanë edhe për angazhimin e...
Burimi:
sot.com.al