Kënga për Kosovën shpërthen polemika në Kroaci, serbët përballë padive për nxitje urrejtjeje
Një ndejë tradicionale e organizuar nga serbët për Vitin e Ri në Zagreb të Kroacisë, ku performoi këngëtarja serbe Snezhana Gjurishiq ka nxitur shumë reagime në Kroaci për shkak të një kënge për Kosovën. Pjesë nga kjo këngë u shpërndanë menjëherë në ballinat e tabloideve serbe. “Kudo që shkoj, kthehem te ti sërish. Kush mund të ma vjedhë Kosovën nga shpirti”, janë pjesë nga kënga e Vidovdanit, që tash i ka kushtuar këngëtares Gjurishiq. Pas marrjes së vëmendjes mediatike, Këshilli Kombëtar Serb tani po përballet me padi nga këshilltari i qarkut Vukovar-Srijem, Nikola Kajkiq. “Gjatë asaj mbrëmjeje, performues nga Serbia dhe muzikantë nga Serbia interpretuan këngë të ndryshme që kishin elemente dhe karakteristika të kundërvajtjes dhe veprës penale të nxitjes së urrejtjes e përçarjes në...
Burimi:
syri.net