“Kemi armë, mos lëvizni”, kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare
Dy kushërinj shqiptarë, të moshës 57 dhe 51 vjeç, u arrestuan për një seri grabitjesh dhe vjedhjesh në banesa në rajonet Hersonisos dhe Maleviz në Kretë. Sipas denoncimeve të viktimave, grabitësit kërcënonin me fraza si “mbajmë armë, mos lëvizni” gjatë hyrjeve të tyre në shtëpi, ndërsa banorët ndodheshin brenda. Hetimet treguan se gjatë periudhës 8 dhjetor 2025 – 1 shkurt 2026, ata janë të implikuar në nëntë raste, shtatë vjedhje dhe dy tentativa. Madje viktimë e tyre ishte edhe një grua shqiptare e cila ka biznes në zonën e Stalisës. Asaj iu vodhën 13,000 euro cash dhe 600 paund britanik. Në total, grabitësit mendohet të kenë marrë 19,400 euro, 600 paund britanik, si dhe bizhuteri dhe sende të çmuara me vlerë rreth 43,900 euro. Sipas...
Burimi:
vizionplus.tv