KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE-ja pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian do të miratojë në ditët në vijim pagesën e parë të mjeteve për Serbinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime të besueshme në këtë institucion. Serbia tashmë ka marrë mjete në formë të parafinancimit nga Plani i Rritjes, ndërsa tani do të marrë edhe pagesën e parë të rregullt. Kjo pagesë do të jetë në vlerë prej 61 milionë eurosh. Siç kanë sqaruar burimet në Komisionin Evropian, fillimisht ishte planifikuar që kësti i parë të ishte 112 milionë euro. Megjithatë, për të marrë shumën e plotë, Serbia duhej t’i përmbushte shtatë hapa reformues. Sipas burimeve të REL-it, Serbia deri më tani i ka përmbushur plotësisht tri nga shtatë reformat e parashikuara, prandaj...