Katër shqiptarët humbën jetën, dëshmitarët rrëfejnë momentin tragjik të shembjes së skelës në Vjenë: Ndodhi në pak…
Një tragjedi ka ndodhur ditën e djeshme në Vjenë, ku disa punëtorë humbën jetën në vendin e tyre të punës, në një kantier ndërtimi në Alsergrund. Mes viktimave u raportua se ishin katër shqiptarë të Kosovës. Dëshmitarë kanë treguar momentin tragjik duke rrëfyer se gjithçka ndodhi në shumë pak sekonda. “Dukej si një skenë filmi, një zhurmë shurdhuese, dhe pak sekonda më vonë britma dhe frikë dhe më pas u dëgjuan sirenat”, u shpreh një dëshmitar. Për gazetën austriake, një tjetër dëshmitar rrëfeu se ishin sekonda dramatike: “Pati një gjëmim jashtëzakonisht të fortë, pastaj dëgjova vetëm punëtorët e ndërtimit duke bërtitur me zë të lartë. Pastaj filluan të binin sirenat”, thotë një banor vendas.
Burimi:
sot.com.al