Kancelari Merz uron Kryeministrin Kurti: Gjermania, partner i fortë për Kosovën (LETRA)
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, përgëzoi kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri në krye të Qeverisë së Kosovës. Në letrën drejtuar Kurtit, Merz shpreh gatishmëri se do të “vazhdojnë së bashku të thellojnë marrëdhëniet e ngushta’’ midis dy shteteve. “Jam i bindur se me përvojën tuaj do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejmë euroatlantik të Kosovës”, u shpreh kancelari gjerman, duke theksuar se gjatë këtyre proceseve Kosova e ka një partner “të fortë” në Gjermani. Letra e plotë: Kancelari Federal Merz uron Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti I nderuar zoti Kryeministër, Me rastin e rizgjedhjes suaj, ju përgëzoj përzemërsisht. Gëzohem që do të vazhdojmë së bashku të thellojmë marrëdhëniet e ngushta dhe miqësore ndërmjet vendeve...
Burimi:
sot.com.al