Kamionët nga Serbia dhe Bosnja vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare

Kamionët nga Serbia dhe Bosnja vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare

Transportuesit nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina po i vazhdojnë bllokadat në pikat kufitare me Bashkimin Evropian për të pestën ditë me radhë. Ndërkohë, kolegët e tyre nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë hequr dorë prej këtyre masave më 29 janar, pasi Komisioni Evropian bëri të ditur se po punon në një strategji të re për viza që parasheh zgjidhjen e problemit të ditëve të kufizuara për punëtorët e vendeve të treta që duhet të hyjnë në Zonën Schengen. Terminalet për mallra janë bllokuar në 22 pika dalëse dhe 19 pika hyrëse vetëm në Serbi. Transportuesit e mallrave janë duke protestuar kundër atyre që i konsiderojnë procedura të ashpra për të hyrë në Zonën Schengen, të cilat, sipas tyre, ua kanë shkurtuar kohën e...