Kambanat po bien për Vuçiçin, shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, ja hetimi që mund ta fundosë presidentin
Marsela SHYTIA Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë qëndrimit të tij në Davos në Forumin Ekonomik Botëror, deklaroi se “të gjithë ata që morën pjesë në vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2020, ku, siç pretendon ai, fitorja e tij u vodh përmes makinave Dominion, do të nxirren para drejtësisë”. Dhe kështu praktikisht, ai e thelloi përsëri “konfliktin” me Serbinë, siç shkruan media serbe “Nova.rs” sepse kompania që kontrollonte votimin në atë kohë ishte e lidhur me Beogradin. Ndërsa analisti politik Dushan Janjiç thotë se “një adresë IP nga Serbia po përdoret për fushatën anti-Trump”, komentatori i politikës së jashtme Boshko Jakshiç për “Nova.rs” thekson se pikërisht kjo temë është më e ndjeshme dhe ndoshta pengesa më e madhe në marrëdhënien midis Uashingtonit dhe Beogradit. Manipulimi i...
Burimi:
sot.com.al