No Image Available

‘Kam përdorur drogë’/ Ish-ministri grek i Financave e pranon gjatë një intervistë, nis hetimi paraprak

Autoritetet greke kanë nisur një hetim paraprak lidhur me një video ku kreu i partisë “MeRA25”, Janis Varufakis, pranon se ka përdorur lëndë narkotike, mes tyre edhe ekstazi. Gjatë hetimit do të shqyrtohet nëse është kryer vepra penale e nxitjes ose reklamimit të përdorimit të drogave, apo ndonjë vepër tjetër penale. Videoja është dërguar pranë organeve të prokurorisë nga Shërbimi për Luftën Kundër Drogës i Policisë Greke. Deklaratat e Varufakis u bënë në podcastin “Phasma”, të moderuar nga Gaia Merkouri dhe Dimitris Petrichos, ku ai ka ndarë përvoja personale nga kontakti i tij me substanca narkotike. Në video, Varufakis thotë se ka provuar ecstasy një herë në jetën e tij dhe se ka përdorur kanabis. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse ka marrë pjesë ndonjëherë...