Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Kalon rreziku në Kosovë/ Autoritetet: Klina dhe Drini i Bardhë në pikën kritike
Në shumicën e komunave të prekura nga përmbytjet në Kosovë rreziku ka kaluar, megjithatë në komunën e Klinës ka ende monitorim të situatës. Sipas autoriteteve lokale, Klina dhe Drini i Bardhë janë në nivele maksimale. Një ditë më parë situata u komplikua në Mitrovicën e Jugut, ku lumi Sitnica doli nga shtrati dhe detyroj evakuimin e dhjetëra familjeve të lagjes “2 korriku”. Janë gjithsej 22 familje që janë të prekura nga vërshimet në këtë komunë, ndërsa të evokuarit kanë gjetur strehim te të afërmit e tyre. Brigada e Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të qytetit mbetet e vështirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse gjithë zonën. Një nga komunat e para të prekura nga përmbytjet, Malisheva, tani...