Kallas: Jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë për dialogun Beograd-Prishtinë
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas,deklaron se është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë së shpejti. Ajo vlerësoi marrëveshjen e arritur për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt si një hap të rëndësishëm përpara për qytetarët e Kosovës. Në një postim në X, Kallas theksoi se kjo shënon një moment të ri për dialogun Kosovë-Serbi. “Marrëveshja e sotme për regjistrimin civil dhe Ligjin për të Huajt shënon një hap të rëndësishëm përpara në dobi të të gjithë njerëzve në Kosovë. Është thelbësore të sigurohet vazhdimësia në ofrimin e shërbimeve publike. Faleminderit të gjithëve që u angazhuan në mënyrë konstruktive për ta bërë këtë të mundur. Duke ecur përpara, zbatimi i marrëveshjeve të kaluara mbetet jetik....
Burimi:
syri.net