“Jemi krenarë për historinë tonë”/ Haradinaj në Kongresin Amerikan: Kosova, e rreshtuar kudo me SHBA-në

“Jemi krenarë për historinë tonë”/ Haradinaj në Kongresin Amerikan: Kosova, e rreshtuar kudo me SHBA-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me pritjen që ia bëri kongresisti republikan nga Teksasi, Pete Sessions. Haradinaj, i tha Sessions se si falënderuese ndaj SHBA-së për ndihmën e dhënë, Kosova është gati ta ndjek atë në çdo angazhim. “Jemi krenarë për historinë tonë, për atë që kemi kaluar dhe se ku gjendemi sot. Dhe tani, besoj se jemi të gatshëm t’i bashkohemi Shteteve të Bashkuara në të gjitha aspektet e angazhimit të tyre global, përfshirë edhe anëtarësimin tonë në NATO. Po, ne jemi të vegjël, NATO tashmë është tek ne, por ne jemi gati të bashkohemi dhe jemi gati të shërbejmë me bijtë dhe bijat tona kudo në botë”,...