“Jam plotësisht i pafajshëm”/ Gjyqi në Hagë, u akuzua për ndërhyrje në drejtësi, deklarohet Hashim Thaçi
Këtë të premte është mbajtur seanca për deklaratat hyrëse, për rastin e Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët përballen me akuza për pengim të drejtësisë. Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për aktakuzë e dytë që i është ngritur nga Haga për ndërhyrje në drejtësi. “Jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë ai. Gjithashtu edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat që iu ngarkohen.
Burimi:
sot.com.al