‘Jam djegur’/ Zbardhen audio tronditëse nga zjarri vdekjeprurës në Krans-Montana: Dërgoni ambulanca…

‘Jam djegur’/ Zbardhen audio tronditëse nga zjarri vdekjeprurës në Krans-Montana: Dërgoni ambulanca…

Audio-dokumente tronditëse të personave që kërkonin ndihmë nga shërbimet e emergjencës, si dhe thirrjet e mjekëve në Krans-Montana, janë publikuar.  Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë asaj nate u regjistruan mbi 170 telefonata drejt shërbimeve të emergjencës. Dëshmitarë të alarmuar, viktima të terrorizuara dhe shpëtimtarë të tronditur telefononin pa pushim, duke kërkuar ndihmë dhe duke dhënë informacione për situatën dramatike, që përfundoi me 40 viktima dhe 116 të plagosur.  Një nga telefonatat më prekëse vjen nga ambientet e barit, ku një person i plagosur kërkon me dëshpërim ndihmë. “Pothuajse vdiqa në Constellation. Mendoj se jam djegur. Lokali është djegur plotësisht. Besoj se miqtë e mi janë brenda të vdekur. Duhet të kenë humbur jetën shumë njerëz. Ju lutem, dërgoni ambulanca”, dëgjohet të thotë ai. Bisedat audio...