Italia/ Zjarri përfshiu spitalin në Milano, evakuohen të gjithë pacientët dhe personeli

Italia/ Zjarri përfshiu spitalin në Milano, evakuohen të gjithë pacientët dhe personeli

Zjarri ka përfshirë një spital në Milano. Sipas mediave të huaja Spitali Saco në Milano u evakuua pas përfshirjes nga flakët. Mediat italiane raportuan se nuk pati të lënduar. Një total prej 130 personash u evakuuan, nga të cilët 98 ishin pacientë. Zjarri shpërtheu në bodrumin e pavijonit numër 16, dhe më pas u përhap shpejt në ambientet e arkivit të diagnostikimit.