Ishte shpallur në kërkim/ Arrestohet ish-zv.kryeministri, i vihen prangat në pikën kufitare të Bllacës
Ish-zëvendëskryeministri i parë i Republika e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është arrestuar mëngjesin e sotëm pranë pikës kufitare Bllacë me Kosovën, raporton Alsat. Sipas policisë, Grubi u paraqit në hyrje të vendit rreth orës 06:10 dhe u privua menjëherë nga liria. Ai është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme, ndërsa autoritetet nuk dhanë detaje shtesë mbi fazën aktuale të procedimit penal. “Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Ai është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për keqpërdorim të pozitës...
Burimi:
sot.com.al