Ishte i shpallur në kërkim, dorëzohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Ishte i shpallur në kërkim, dorëzohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Ish-zëvendëskryeministri i parë i Republika e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është paraqitur vullnetarisht mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Bllacë, në hyrje nga Kosova. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj tij ishte në fuqi masa “Arresto”, prandaj ai u privua menjëherë nga liria. Sipas policisë, Grubi është paraqitur rreth orës 06:10 dhe më pas është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me fazën aktuale të procedimit penal. “Në datën 23.02.2026, në ora 06:10, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Bllacë, u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977, për të cilin ishte aktive masa ‘Arresto’. Personi është privuar nga liria për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar....