Ish-shefi i shërbimit sekret serb kërcënon Kosovën: Kur mundet Mosadi, pse jo ne?

Ish-shefi i shërbimit sekret serb kërcënon Kosovën: Kur mundet Mosadi, pse jo ne?

Ish-shefi i shërbimit sekret serb (BIA), Aleksandër Vulin, ka lëshuar kërcënime të hapura ndaj Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, duke bërë thirrje që Serbia të ndjekë metodat e Izraelit dhe Mossad-it. Në një deklaratë për mediat serbe, kryetari i Lëvizjes Socialiste ka kërkuar hartimin e planeve konkrete për t’u marrë me individë që ai i cilëson si bartës të politikave antiserbe, duke pohuar se Beogradi “di si t’i bëjë këto punë”. “Shteti serb duhet të veprojë. Unë, pas kësaj, do të kërkoja nga shërbimet tona të krijojnë një plan të qartë se si do të merremi me individë me emër e mbiemër, të cilët janë bartës të politikave antiserbe, e ata le të mendojnë se çfarë do t’u ndodhë. Mundet Izraeli, mundet Mossadi, pse s’mundet...