Ish-presidenti i Malit të Zi përmendet në dosjen Epstein/ Djukanovic mohon çdo lidhje
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, përmendet në dosjet që lidhen me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, të publikuara së fundmi nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara. Sipas dokumenteve, emri i Djukanovic shfaqet në një sërë mesazhesh që Epstein dyshohet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak Miroslav Lajçak. Në një prej këtyre komunikimeve, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “mezi pret vizitën tonë”. Në vijim të bisedës, Epstein i përgjigjet: “Ndoshta duhet t’i japë Donaldit një strehë të sigurt”, ndërsa Lajçak thekson se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”. Gjatë këtyre shkëmbimeve, Epstein i ka dërguar Lajçakut edhe një link nga New York Times, shoqëruar me një fotografi të Kotorrit, të cilës Lajçak i...
Burimi:
sot.com.al