Ish-liderët e UÇK-së në fund të procesit në Hagë, ja çfarë pritet nga verdikti përfundimtar
Kanë mbetur edhe pak ditë deri në rifillimin e procesit më të madh dhe më të ndjeshëm gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pas gati dy vitesh procedura intensive, më 9 shkurt pritet të nisin seancat me fjalët përfundimtare të palëve, një fazë kyçe që shënon hyrjen e procesit në etapën e fundit. Nga 9 deri më 18 shkurt, Prokuroria e Specializuar, mbrojtja dhe trupi gjykues do të paraqesin konkluzionet e tyre përfundimtare lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat të akuzuarit i kanë mohuar vazhdimisht. Në përfundim të kësaj faze, secili nga katër të akuzuarit...
Burimi:
sot.com.al