Ish-krerët e UÇK-së kërkojnë pafajësinë, Avokatja e së Drejtës Ndërkombëtare zbulon kur do të jepet vendimi

Ish-krerët e UÇK-së kërkojnë pafajësinë, Avokatja e së Drejtës Ndërkombëtare zbulon kur do të jepet vendimi

Avokatja e së Drejtës Ndërkombëtare Penale (me grupin e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë), Dina Jasini, thotë se vendimi për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të merret në periudhën qershor-korrik të këtij viti. “Kjo mbetet për t’u parë, trupi gjyqësor ka deklaruar se do njoftojë palët në proces, mendoj nga qershori, maksimumi në korrik. Ka arsye të justifikuara mbi bazën e volumit të çështjes, mos të harrojmë që deklarata përmbyllëse kanë qenë sintezë e dosjeve me qindra faqe. Të katër të akuzuarit janë të prezumuar të pafajshëm, prokuroria është një palë.”, tha Jansini. Më tej avokatja tha se Prokuroria pas një procesi të gjatë e të lodhshëm e ka mbështetur akuzën në disa “thërrime provash”, me mungesë qartësie se çfarë kërkon...