Ish-emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, pse Lajçak tani është në shtyllën e turpit për shkak të Epstein

Ish-emisari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, pse Lajçak tani është në shtyllën e turpit për shkak të Epstein

Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi një grup masiv dokumentesh të reja nga të ashtuquajturat dosjet Epstein, që përfshijnë rreth tre milionë faqe, mijëra foto dhe video, ku shfaqen emra të shumtë politikanësh dhe figurash publike. Mes tyre përmendet edhe diplomati sllovak Miroslav Lajçak, ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë dhe ish-përfaqësues i lartë në Bosnje dhe Hercegovinë. Dokumentet përmbajnë komunikime të vitit 2018 midis Lajçakut dhe financierit Jeffrey Epstein, në të cilat, sipas mediave sllovake, bisedat nuk kufizoheshin vetëm në çështje politike e diplomatike, por përfshinin edhe komente me tone shakash për gratë. Në një nga mesazhet, Epstein i ofron Lajçakut gra, duke shtuar se mund të “merrte edhe motrat e tyre”, ndërsa bën shaka për moshën e tyre, gjë që Lajçaku e mohon dhe thotë...