Investitorët amerikanë diskutojnë për gazsjellësin Ndërlidhja Jugore në Sarajevë
Presidenti dhe zëvendëspresidenti i AAFS Infrastructure and Energy LLC, Joseph Flynn dhe Jesse Binnall, vizituan Sarajevën më 12 janar për të biseduar me udhëheqësit vendas për rolin e kapitalit dhe burimeve amerikane në zhvillimin dhe menaxhimin e gazsjellësit Ndërlidhja Jugore, njoftoi Ambasada amerikane. Ndërlidhja Jugore është tubacion i gazit që do ta lidhë Bosnje e Hercegovinën me sistemin kroat të gazit dhe terminalin e gazit të lëngshëm natyror (LNG) në ishullin kroat, Krk. Bosnja nuk prodhon gaz, prandaj furnizohet me gaz rus që vjen nëpërmjet Rrjedhës Turke përmes Serbisë, nëpërmjet tubacionit të vetëm të gazit nga Zvorniku në Sarajevë, i cili u ndërtua 40 vjet më parë. “Ky është një projekt që duhet të mundësojë furnizimin me gaz natyror të lëngshëm amerikan dhe të besueshëm...
Burimi:
syri.net