Integrimi i Serbisë në BE/ PE ashpërson qëndrimin me Beogradin, raporti: Të ndiqet penalisht Milan Radoiçiç
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi Serbinë, në të cilin N1 ka pasur qasje, duke vënë në dukje se shqetësimet kryesore lidhen me “gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit”. Draft-raporti i Parlamentit Evropian për Serbinë vlerëson se progresi i vendit drejt anëtarësimit në BE praktikisht ka ngecur vitet e fundit, me shqetësime në rritje në lidhje me gjendjen e demokracisë, sundimin e ligjit dhe liritë themelore. Dokumenti thotë se “në vitet e fundit, progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE ka ngecur”, ndërsa shqetësimet kryesore “përqendrohen kryesisht në gjendjen e demokracisë dhe sundimin e ligjit”. “Në vitet e fundit, progresi i Serbisë drejt pranimit në BE ka ngecur, me shqetësime...
Burimi:
sot.com.al