Incidente në Novi Sad/ Tre protestues lëndohen gjatë përplasjes mes mbështetësve të pushtetit dhe studentëve

Incidente në Novi Sad/ Tre protestues lëndohen gjatë përplasjes mes mbështetësve të pushtetit dhe studentëve

Së paku tre protestues antiqeveritarë u lënduan mbrëmjen e 16 shkurtit në incidente në qendër të Novi Sadit, ku, të ndarë nga kordone policore, protestuan njëkohësisht edhe mbështetës të pushtetit. Studentët që organizuan protestën kundër Qeverisë së Serbisë, akuzuan mbështetësit e pushtetit se i sulmuan para ndërtesës së Teatrit Kombëtar Serb. Ata thanë se disa burra, të veshur me të zeza, i kanë goditur me shqelma, i kanë shtyrë dhe i kanë rrahur, ndërsa policia, fillimisht, nuk ka reaguar. Në atë kohë, brenda ndërtesës së teatrit po mbahej një akademi solemne me rastin e 200-vjetorit të themelimit të institutit kombëtar serb “Matica srpska”. Në këtë aktivitet folën kryetari i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, Millosh Vuçeviq, dhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ndërsa në...