Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Incident në komunën e Drenasit/ 15 persona kërkojnë të votojnë me asistencë, por kthehen mbrapsht nga stafi i KQZ-së
Në komunën e Drenasit është raportuar për një incident i cili nuk është rasti i parë në historikun e zgjedhjeve. Në një diskutim me menaxheren e qendrës më të madhe të votimit në Drenas, mediat në Kosovë bëjnë me dije se, në atë qendër janë drejtuar rreth 15 persona që kanë kërkuar të votojnë me asistencë, por që janë kthyer mbrapsht nga stafi i KQZ-së pasi nuk kanë pasur asnjë dokument që e vërteton se ata kanë nevojë për asistencë. Media shkruan se , ndërkohë Erald Hoti, mjek nga qendra e shëndetit “Hafir Shala” në Drenas, tha se një personi i është refuzuar t’i jepet vërtetimi për asistencë. “Në qendrën tonë në Drenas, janë paraqitur 7 persona me qëllim të marrjes së vërtetimit nga mjeku...