IKSHPK këshillon që uji i liqenit të Badocit të mos përdoret për pije

IKSHPK këshillon që uji i liqenit të Badocit të mos përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka këshilluar të martën që uji nga Liqeni i Badocit të mos përdoret për pije deri në një njoftim të radhës. Në një njoftim në Facebook, instituti tha se uji është i papërdorshëm për pije për shkak të rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit të këtij liqeni. Instituti tha se është duke e vëzhguar nga afër gjendjen e ujit në bashkëpunim me kompanisë e ujësjellësit KRU Prishtina. Prandaj, ai i këshilloi që uji të mos përdoret për pije deri në njoftimin e radhës. Nga fabrika e ujit në Liqenin e Badocit furnizohen qytetarët e pjesës më të madhe të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, dhe të komunave dhe fshatrave...