IA po hyn në shkolla: A është Ballkani gati?

IA po hyn në shkolla: A është Ballkani gati?

Në një klasë në qytetin e Kriva Palanka në Maqedoninë e Veriut, mësuesi Dobri Jovevski po përgatit orën e tij të ardhshme të matematikës. Në vend që të kërkojë për një kohë të gjatë nëpër libra dhe materiale, ai hap një nga programet e inteligjencës artificiale. Dhe brenda pak minutash gjeneron detyra për nxënës me nivele të ndryshme njohurish. "Inteligjenca artificiale mund ta përmirësojë realisht arsimin nëse përdoret me mençuri dhe me një qëllim të qartë pedagogjik,” thotë mësuesi. "Inteligjenca artificiale më ndihmon të përgatis materiale më shpejt dhe të përshtas aktivitetet për nxënës me nevoja të ndryshme. Dhe kur teknologjia bëhet pjesë e mësimit, nxënësit janë shumë më të angazhuar,” shton Jovevski. "Shpesh krijoj lojëra digjitale edukative duke përdorur Canva dhe Gemini. Kjo i bën orët më interaktive...