I sekuestruan banesën, i moshuari në Greqi përplas me makinë hyrjen e bankës, arrestohet 80-vjeçari

I sekuestruan banesën, i moshuari në Greqi përplas me makinë hyrjen e bankës, arrestohet 80-vjeçari

Një i moshuar është vënë në pranga nga autoritet në Greqi. 80-vjeçari u arrestua të hënën pasi përplasi me makinën e tij në derën kryesore të një banke në Selanik. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit në sheshin Paramanas. Sipas raportimeve të mediave greke, i moshuar u efektivëve se e ndërmori këtë akt pasi banka i kishte sekuestruar shtëpinë e tij. Mësohet se ai përplasi me makinë derën e bankës duke ecur mbrapsh. Nga kjo ngjarje janë shkaktuar dëme materiale në xhama. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz pasi në bankë nuk kishte punonjës kur i moshuari kreu aktin.